Samuel Eto’o zgjidhet president i Federatës së Futbollit të Kamerunit
Samuel Eto’o është zgjidhur president i Federatës së Futbollit të Kamerunit, pasi fitoi në zgjedhjet e së shtunës.
Ish-reprezentuesi i Kamerunit premtoi reforma pasi mori 43 vota nga pjestarët e asamblesë gjenerale të FECAFOOT, transmeton Periskopi.
Eto’o shijoi një karrierë të suksesshme si futbollist, duke luajtur për skuadra si Barcelona, Interi dhe Chelsea, derisa ka bërë më shumë se 50 paraqitje për Kombëtaren e Kamerunit. /Periskopi.com/