Samsung përgatitet për prodhimin e paneleve OLED për iPhone
Samsung Display duket se do të jetë prodhuesi kryesor i paneleve OLED për gjeneratën e ardhshme të iPhone, e cila është edhe njëra nga arsyet kryesore për shkak të të cilës kompania jugkoreane ka investuar mjaft para në përgatitjen e fabrikës A3.
Sipas burimeve nga industria, Samsung Display ka përfunduar me testimin e të gjitha shtatë linjave, të cilat prodhojnë panelet OLED për iPhone dhe do të nisin prodhimin e plotë gjatë këtij muaji, transmeton KosovaPress.
Është interesante se prodhimi i panele OLED të Samsung do të shtohet për shtatë herë, me 15.000 panele në muaj nga viti i kaluar në 105.000 panele në muaj këtë vit.
Linja e njëjtë e prodhimit do të fillojë edhe me prodhimin e 300.000 paneleve OLED për Samsung dhe kompanitë kineze nga tremujori i katërt i këtij viti.