Samsung patenton dizajnin e telefonit me prerje dhe ekran të plotë

Samsung është në mesin e prodhuesve të pakët, të cilët ende nuk e kanë prezantuar telefonin me prerje në krye të ekranit, por kompania e Koresë së Jugut mund së shpejti të gjunjëzohet para presionit të trendeve të tregut.
Dokumentacioni i ri zbulon se Samsung ka patentuar një dizajn që tregon një ekran me prerje të dukshme, transmeton KosovaPress.
Prerja do të implementojë sensorin e afërsisë, dëgjueset, si dhe kamerën për selfi, derisa ekrani shtrihet në të katër anët me skaje minimale.
Shtylla tregon sisteme të ndryshme të kamerës dhe njëra prej tyre është e ngjashme me atë të modelit iPhone X.