Samsung Galaxy S8 sjell skanerin e fytyrës!
Tani, sipas një raporti të ri, telefoni do të ketë edhe tiparin për njohjen e fytyrës.
“Për shkak të disa kufizimeve të skanerit të bebëzës sikurse shpejtësia dhe saktësia, ne kemi vendosur të shtojmë njohjen e fytyrës në Galaxy S8,” raporti citon një zyrtar të Samsung. “Me skanerin e fytyrës, do të duhen më pak se 0.01 sekonda për ta çelur telefonin.”
Raporti i cili vjen nga Korea Jugore bën të ditur se Samsung tashmë ka filluar të testojë prototipet e Galaxy S8 me këtë teknologji. Telefoni pritet të njoftohet zyrtarisht më 29 mars dhe të dal në shitje një muaj më vonë.