Samsung Galaxy S8 do të jetë me dy versione
Modeli me ekran 5.5-inç do të vijë me kamerë të dyfishtë, raporton GSM Arena.
Gjithashtu, në raport thuhet se Samsung Galaxy S8 do të vijë me procesor të Qualcommit, Snapdragon 830 SoC, transmeton Koha.net, ndërsa për disa tregje ky smartfon do të jetë në dispozicion me procesor Exynos 8895.
Galaxy S8 po ashtu është zbuluar se do të vijë me veçorinë e quajtur asistenti Viv Al, e cila do ta zëvendësojë S Voice. Për ata që nuk e dinë, asistenti Viv Al është produkt i Viv Labs (një fillim i lansuar nga kreatorët e Siri-së), për të cilin kompania Samsung së fundmi është dakorduar që ta blejë atë.