Samsung do t’ua zëvendësojë celularët nga java e ardhshme
Samsung kohët e fundit u përball me një problem të madh global, duke bërë që të tërhiqte Galaxy Note 7 nga shitja për shkak të baterive të cilat dolën të ishin të këqija dhe që eksplodonin.
Dhe tani kompania ka bërë të ditur se do t’i zëvendësojë të gjithë celularët Note 7, duke filluar nga SHBA-ja.
Kompania koreane është duke e nisur programin e shkëmbimit të celularëve në fillim të javës së ardhshme, dhe prej javës së ardhshme ata të cilët tashmë e kanë blerë celularin e ri mund të shkojnë aty ku e kanë blerë dhe ta kthejnë atë, transmeton Gazeta Express.
Sipas një deklarate të fundit për shtyp, Samsung do të ofrojë dy opsione të shkëmbimit:
Shkëmbim të celularit aktual Note 7 me një Note 7 të ri
Shkëmbim të celularit aktual Note me një Galaxy S7 ose S7 Edge