Samsung 10+ mund të ketë pesë kamera

Samsung 10+ mund të ketë pesë kamera

Harrojeni për disa sekonda Iphone ‘Xs’ dhe ‘Xr’ pasi që kompania Samsung pritet ta godasë  fuqishëm tregun e telefonave të mençur.

Vitin e ardhshëm Samsung feston 10 vjetorin e modeleve “Galaxy S’ dhe pritet të vije me shumë befasi për klientët e saj.

Gjiganti korean është duke punuar në tri pajisje të reja, si kundër përgjigje ndaj Apple. Seritë ‘S10’ dhe ‘S10+’ do të jenë dy nga pajisjet që janë duke punuar kompania Samsung.

Sipas spekulimeve nga Korea, Samsung po përgatitet të lansojë serinë ‘S10+’ me pesë kamera, dy kamera ‘selfie’ dhe tri mbrapa.

Nëse Samsung do ta bënte këtë, nuk do të ishte e para pasi që Huawei dhe LG pritet të lansojnë telefonat e tyre me nga pesë kamera.

 

Shpërndaje në: