Samiti i NATO`s – Haradinaj: Kosova të anëtarësohet, lidershipi aktual po e pamundëson këtë

Samiti i NATO`s – Haradinaj: Kosova të anëtarësohet, lidershipi aktual po e pamundëson këtë

Ish kryeministri i Kosovës, njehërit kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se do të ishte lajm i mirë sikurse të diskutohej në Samitin e NATO , anëtarësimi i Kosovës në Aleancën Veriatlatnike, shkruan Periskopi.

Se po ndodh e kundërta, Haradinaj ka akuzuar liderët aktual të instituicioneve të vendit.

Reagimi i plotë:

I mrekullueshëm do të ishte lajmi sikur Kosova të ishte në tavolinat ku do të diskutohej për anëtarësimin e saj në NATO! Por fatkeqësisht politikat e lidershipit aktual të Kosovës e kanë pamundësuar një gjë të tillë.
Pjesëmarrja e Kosovës në çfarëdo forumi që ndërlidhet me NATO-n, përfshirë edhe ftesën e Presidentes që të jetë pjesë e aktivitetit për gratë, paqen dhe sigurinë, në kuadër të Samitit të NATO-s, është nder për vendin, për çka u jemi mirënjohës aleatëve!
Udhëheqja e sotme e Kosovës apo cilado që vjen pas saj, duhet ta kuptojnë që detyrë mbi detyrat mbetet anëtarësimi në NATO. Ata që nuk e mbështesin këtë synim shtetëror të Kosovës, jo vetëm që janë shkurtpamës por nuk e dijnë pse i mbajnë postet që i kanë.

Shpërndaje në: