Sami Sermaxhaj njofton për largimin nga Malisheva, flet edhe për drejtuesit e klubit
Trajneri i Malishevës, Sami Sermaxhaj ka njoftuar edhe zyrtarisht për largimin e tij nga klubi.
Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, ai falënderoi ish futbollistët e tij dhe tha se duhet që ata ta vlerësojnë se kush ishte fajtor, ai dhe bashkëpunëtorët e tij, apo zyrtarët e klubit që i mbajtën pa kontratata të vërtetuara.
Ky është postimi i tij i plotë:“Të dashur futbollist të FC Malisheva, nga zemra ju uroj gjitha të mirat e kësaj bote, ishte knaqësia ime dhe bashkëpunëtorëve të mi Petrit Rushiti dhe Qëndrim Kida të punonin me ju. Vlerësojeni vet nëse ne ishim fajtor që nuk ju stërvitum dhe udhëheqëm profesionalisht apo ishte Kafegjolli që qëllimisht na mbante peng me kontrata të pa vërtetuara në klub dhe federatë për të realizuar qëllimin e tij që veq u bë publik. Mirëupafshim!”