Sami Kurteshi nuk ndalet: Pas gazetarëve tani sulmon edhe AGK’në

Sami Kurteshi nuk ndalet: Pas gazetarëve tani sulmon edhe AGK’në

Në një postim që shkel çdo kufi të arsyes dhe etikës, Sami Kurteshi i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shpërthyer me një gjuhë skandaloze, plot fyerje dhe shpifje të ulëta ndaj Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Me një retorikë brutale dhe të mbushur me paranojë konspirative, ai e ka quajtur AGK-në “Aleancë të Grupeve Kriminale”, duke shkuar deri në ekstrem me akuza absurde.

Reagimi i tij erdhi pasi AGK dënoi ashpër fjalorin e tij të përdorur të mërkurën ndaj Nacionales, duke e cilësuar si kërcënues dhe nxitës të urrejtjes.

Kurteshi e intensifikoi sulmin duke përdorur terma skajshmërisht brutal.

“Kriminelët vrastarë të llojit e sojit të tillë, duke u frikësuar nga hija e tyre e përbindëshme vrastare që shohin në pasqyren mëngjesore, rrezikimin e sojit të tyre e pasqyrojnë te të tjerët. Qëllim dhe shpërfaqje e neveritshme, e pështirë kutërbuese.”

Shpërndaje në: