Salzburgu tallet me Man United: Duam 300 milionë, plus Brunon për Seskon
Skuadra e Red Bull Salzburg është tallur keq me klubin e Man United, kur këta të fundit shprehën interesim për Benjamin Seskon.
19-vjeçari është një sulmues i taletuar, por që skuadra austriake nuk do ta shesë atë, shkruan Periskopi.
E duke parë interesimin e Man United, faqja zyrtare e Salzburgut në ‘Twitter’ ka shkruar: Duam 300 milionë euro, plus Bruno Fernandes nëse doni transferimin e Seskos.
Postimi i tyre u bë viral menjëherë.
We want 300 million + Bruno ? https://t.co/QPKc4jzjJA
— FC Red Bull Salzburg EN (@FCRBS_en) July 25, 2022