Sallahu mundohet ta zbut pak situatën: Të burgosurit nuk u arratisën, por u larguan

Sallahu mundohet ta zbut pak situatën: Të burgosurit nuk u arratisën, por u larguan

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, të shtunën, ku foli për disa nga arratisjet nga burgjet e Kosovës javëve të fundit, potencoi se dy të burgosurit nuk janë arratisur, por janë larguar.

Meqë në vlerësimin e tij ata po vuanin dënimin në burgjet e tipit të hapur, ku të burgosurit kanë shumë privilegje dhe janë shfrytëzues të vikendeve.

“Në Kosovë kemi dy lloje të institucioneve korrektuese, lloje të mbyllura ku siguria është e lartë, të dënuarit kanë masa rigoroze dhe strikte si dhe lloje të hapura, ku të burgosurit gëzojnë të drejta dhe privilegje të shumta, pasi që të njëjtit konsiderohen se janë të gatshëm për riintegrim”, shpjegoi ai.

“Pra për këtë arsye edhe largimi nga tipi i burgut të mbyllur konsiderohet arratisje, ndërsa largimi nga burgu i hapur konsiderohet largim”, shtoi ai.

Shpërndaje në: