Sallahu ia ‘mban zhagun’ shefes, pas Kushtetueses tash e sulmon shoqërinë civile pasi nuk e përkrahin Ligjin antikushtetues të tyre

Sallahu ia ‘mban zhagun’ shefes, pas Kushtetueses tash e sulmon shoqërinë civile pasi nuk e përkrahin Ligjin antikushtetues të tyre

Akuzat e figurave të pushtetit në drejtim të sistemit gjyqësor e shoqërive civile tanimë nuk janë të rralla.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallhu, ka adresuar kritika për shoqërinë civile të cilët sipas tij kanë marrë pjesë në grupet punese të Ministrisë së Drejtësisë për ta hartuar Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme të cilin Gjykata Kushtetuese e ka shpallur antikushtetues.

“Nëse mua më thonë ekspertët ndërkombëtar që kanë punuar në Strasburg dhe në Këshill të Evropës që ligji është në rregull, qohen disa persona të shoqërisë civile që kanë fjetur në degë të partive opozitare dhe thonë se ligji është antikushtetues, unë nuk ju besoj atyre”, tha Sallahu gjatë një interviste në Tëvë 1.

“IKD-ja ka dhënë propozime e veta, ka qenë pjesë e grupit punës. Por kur po del diçka kundërkushtetuese po thonë jo ne nuk kemi qenë, jo keni qenë. Shoqëria civile ka qenë gjithmonë pjesë e grupit punues. Por, nëse i ndryshojnë qëndrimet nuk është faji im”, shtoi.

Muajin e kaluar, Kushtetuesja e ka shpallur të pavlefshëm në tërësi Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, derisa në njoftim thuhej se pesë nene të këtij ligji bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Gjykata ka gjetur se Ligji për Byronë provonte të përmbyste krejtësisht funksionimin e sistemit juridik në Kosovë ku më nuk do të kishin barrën e provës organet akuzuese, por vetë individi që po akuzohej.

Ndryshe, Ligji ishte dërguar për vlerësim në Kushtetuese nga deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Shpërndaje në: