Salihu pas nënshkrimit me Porton: Është ndjesi e mirë, synoj triumfin në Champions League
Gentrit Salihu ka thënë disa fjalë pasi nënshkroi kontratën me Porto.
Ish lojtari i Besës së Pejës, Gentrit Salihu, ka arritur marrëveshje me Porton dhe ka nënshkruar kontratë për t’iu bashkuar skuadrës U19 të portugezëve.
Pasi vuri firmën e tij në kontratën me gjigantin portugez, i riu kosovar ka thënë edhe disa fjalë.
“Është ndjesi e mirë. Është klubi më i madh në Portugali dhe jam i lumtur të luaj. Po shoh përpara për këtë”, ka thënë Salihu, transmeton Periskopi.
Tutje, ai ka treguar edhe synimet e tij.
“Synimi im është që të ndihmojë Porton të ketë sukses dhe shpresoj të fitojmë Ligën e Kampionëve për të rinjtë”, shtoi ai.
“E di se e fituan në vitin 2019, por shpresoj ta përsërisim edhe në vitin 2021. Do të jap më të mirën, punoj fortë dhe çdo ditë përpiqem në maksimum”, ka thënë Gentriti. /Periskopi/