Sali Berisha paraqitet në SPAK

Sali Berisha paraqitet në SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur para pak minutave në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër të masës ‘detyrim paraqitje’ të caktuar ndaj tij.

Rreth SPAK janë mbledhur disa dhjetëra mbështetës të kryeministrit, për të kundërshtuar masën e vendosur ndaj tij, shkruan A2 CNN.

Berisha është nën hetim për dosjen ‘Partizani’ me akuzat për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ku edhe qëndroi për 333 ditë në izolim në shtëpinë e tij.

Ish-kryeministri i ka cilësuar akuzat e ngritura ndaj tij si politike, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka ‘futur duart’ në sistemin gjyqësor, përmes Reformës në Drejtësi.

Berisha është shprehur shpesh se të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, janë bërë me qëllim për të goditur opozitën në prag të zgjedhjeve të 11 majit.

‘’Paraburgim dhe gjobë’’ – avokati flet për Periskopin, tregon se çka mund t’i ndodh Kurtit pas refuzimit për të dëshmuar në Speciale

 

Shpërndaje në: