Sali Berisha: I kam shprehur ngushëllime në telefon vëllait të Thaçit, Gjykata Speciale bëri veprim keqdashës

Sali Berisha: I kam shprehur ngushëllime në telefon vëllait të Thaçit, Gjykata Speciale bëri veprim keqdashës

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Sali Berisha ka treguar se e ka ngushëlluar familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Berisha ka thënë se ka biseduar në telefon me vëllanë e ish-presidentit Thaçit, por që nuk e ka parë të arsyeshme që një gjë të tillë ta bëjë publike.

“I kam marrë në telefon. Nuk kam bërë një mesazh publik. Kam marrë në telefon kryefamiljarin e tyre, i kam shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera për humbjen e të atit të tij të nderuar dhe ata janë familje e nderuar. Ndjej keqardhje shumë të madhe që nuk i dhanë leje, por nuk e gjykova që të hy në debatin se ai, ishte një veprim absolutisht pa asnjë bazë dhe krejtësisht i pajustifikuar, ishte një veprim keqdashës, personal. Se ti siç e prure me roje për ta parë në spital, po me roje sille ti bëjë lamtumirën e fundit. E prurët me 5-10 me maska e me të gjitha për ta vizituar në spital, leje të përcjellë dhe të atij, ka qenë president republike. Unë i kam shprehur familjes së Thaçit, vëllait të tij kryesor, ngushëllimet e mia më të ndjera, e nuk e kam parë të arsyeshme të bëj debate politike’, tha kreu i PD, Sali Berisha në SYRI TV, transmeton Periskopi

Shpërndaje në: