Sali Berisha humb Apelin, mbetet “non grata” në Britani
Sali Berisha do të vijojë ta ketë të pamundur hyrjen në Britaninë e Madhe.
Ish-presidenti dhe ish-kryeministri demokrat e humbi apelin në “Komisionin Special për Apel të Emigracionit” në Londër, me Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Avokatët e zotit Berisha tentuan, por pa sukses, të rrëzojnë në këtë komision, dosjen britanike përmes të cilës Berisha u shpall “non grata” më 19 korrik 2022.
Sipas britanikëve, ish-kryeministri ishte i përfshirë në korrupsion, ndërhyri në punët e drejtësisë dhe se kishte lidhje me krimin e organizuar.
Top Channel, ka siguruar vendimin dhe raportohet se aty thuhet se gjykatësi i çështjes e ka rrëzuar pretendimin e Berishës se ai gëzonte imunitet dhe nuk mund të ndëshkohej në këtë mënyrë.