Salahu do ta rrah veten kur të shkojë në shtëpi: Faji i tij, Liverpooli sonte u mposht nga Leicesteri
Mohamed Salah do të ketë shumë biseda me vetën e tij, pasi të shkojë në shtëpi sonte nga ndeshja me Leicesterin.
15 golat dhe nëntë asistimet e tij në Premier League ndoshta do ta bëjnë atë të ndihet paksa më mirë, por nuk do mend se do ta ndjejë dhimbjen në shpirt pas asaj që bëri sonte në humbjen 1-0 të ‘Të Kuqve’ nga Leicesteri, shkruan Periskopi.
Egjiptiani më i famshëm i Anglisë pati mundësinë e artë të bëjë atë që di të bëjë më së miri në minutën e 16, kur iu servua shansi për të shënuar nga penalltia.
Goditjen e tij, befasisht e priti portieri kundërshtar por, sikur dështimi i parë të mos mjaftonte, ai në portën e hapur me topin e kthyer nuk arriti që të bënte një devijim të thjesht në rrjetë. Krejt kjo ndodhi derisa rezultati ishte 0-0 dhe derisa po transmetohej spektakli i Big Brother.
Në minutën e 59 erdhi dënimi për Jurgen Kloppin dhe djelmoshat e tij, me Lookman që shënoi një gol brilant nga brendësia e zonës.
Gola të tjerë më nuk pati dhe Leicesteri e përfundoi natën me tri pikë të reja në tabelë, të cilat e ngrisin në pozitën e nëntë në tabelë.
Në anën tjetër, Liverpooli mbetet në pozitën e dytë por me pikë të barabarta me Chelsean në të tretin, nga 41, dhe gjashtë larg rivalit Manchester Cityt. /Periskopi.com/