Salah dhe Liverpooli gati marrëveshjen, do të fitojë ‘një mal’ me para me kontratën e re
Klubi anglez dhe sulmuesi egjiptian pritet ta vazhdojnë kontratën në një të ardhme të afërt
Mohamed Salah do ta vazhdojë karrierën në Liverpool.
Sulmuesi egjiptian ka arritur marrëveshje me klubin anglez për vazhdimin e kontratës.
Në kontratën e re, ish-futbollisti i Baselit, Chelseat, Romës e Fiorentinës do të paguhet 500 mijë funte në javë, përcjell “Gazeta Express”.
Kështu, do t’ju jepet fund spekulimeve për një largim të tij të mundshëm nga “Anfield Road”.
Salah po kalon nëpër një formë jetësore dhe momentalisht është njëri prej sulmuesve më të mirë në Angli.
Me Liverpoolin ai e ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Premierligën.