Sakrifica për të bërë një fotografi perfekte, ja çka i ndodhi Taynes

Sakrifica për të bërë një fotografi perfekte, ja çka i ndodhi Taynes

Reperja Tayna vazhdon të jetë ndër emrat më të pëlqyer të muzikës hip-hop në vend.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan herë pas here me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, Tayna publikoi për ndjekësit e saj në InstaStory një ‘selfie’ shumë atraktiv para pasqyrës. Ku tregonte linjat atraktive.

Reperja nga Prizreni në mbishkrimin e fotografisë e bëri të ditur se kishte bërë një ‘sakrificë’ për të arritur këtë pozë.

“Pas kësaj foto u theva dhe desh mu ndal fryma”, shkroi Tayna përbri këtij imazhi, përmes së cilit ka ngacmuar imagjinatën e fansave, transmeton telegrafi.

Ajo përndryshe këto ditë është duke shijuar disa ditë të mira pushimi, pas një angazhimi intensiv në projekte muzikore dhe koncerte.

Shpërndaje në: