Sahiti për zhvillimet e fundit të FFK’së: Nuk është anuluar stërvitja, agjenda e Kombëtares nuk ndryshon
Federata e Futbollit të Kosovës ka thirrur sot konferencë të jashtëzakonshme për media.
FFK ka thirrur këtë konferencë për media për aktivitetet e kombëtares së Kosovës dhe arrestimin e të parit të institucionit, Agim Ademit.
Muharrem Sahiti, drejtori i kombëtares ka thënë se situata që ka ndodhë i ka shqetësuar të gjithë stafin e kombëtares.“Dje na ka shqetësu një situatë që ka ndodhë në hotel, nuk dishim as çka po ndodhë”, tha fillimisht Muharrem Sahiti.
Sahiti gjithashtu shtoi se agjenda e Kombëtares nuk ndryshon dhe se nuk ka anulim të seancës stërvitore.
“Stervitja nuk është anulu për shkak të arrestimit të Agim Ademit. Agjenda e Kombëtaress nuk ndyrshon, pavarësisht se çfarë ndodh, mund të ketë paknaqësi dhe shqetësim,e por agjenda si agjend nuk ndryshon”, vazhdoi ai.
Ndërkohë, Hodaj e ka cilësuar si goditje për kombëtaren./Periskopi/