Sagnol: Lojtarët e Kosovës luajnë në skuadra si Napoli, shpresoj që edhe lojtarët tanë një ditë të arrijnë këtë

Sagnol: Lojtarët e Kosovës luajnë në skuadra si Napoli, shpresoj që edhe lojtarët tanë një ditë të arrijnë këtë

Selektori i kombëtares së Gjeorgjisë, Willy Sagnol, ka dhënë disa komente para ndeshjes Kosovë – Gjeorgji.

Kombëtarja e Kosovës në kuadër të ndeshjeve të tetorit do të përballet edhe me kombëtaren e Gjeorgjisë, më 12 tetor në ‘Fadil Vokrri’.

Para kësaj ndeshje, Dardanët kanë pranuar lëvdatat nga trajneri kundërshtar. Sagnol është shprehur i mrekulluar me faktin se si lojtarët e Kosovës luajnë në skuadra si Lazio e Napoli, duke thënë se edhe lojtarët nga Gjeorgjia po punojnë shumë për të arritur një gjë të tillë një ditë.

“Për të qenë i sinqertë u befasova pak kur u njoha me pritjet e shtypit gjeorgjian para ndeshjes me Kosovën. Më la përshtypje se gjithçka ishte e lehtë dhe të gjithë ishin në pritje të lojës. Por duhet marrë parasysh përbërjen e Kosovës, lojtarët e saj luajnë nëpër klubet si Napoli e Lazio, si dhe skuadra të tjera të nivelit të lartë”, ka thënë Sagnol, transmeton Periskopi.

“Ne ende nuk kemi lojtarë në ekipe të tilla. Ne punojmë shumë dhe shpresojmë që një ditë lojtarët tanë të luajnë në klube dhe liga më të mira, ky është qëllimi ynë. Sidoqoftë, duhet shumë punë për ta arritur këtë. Kur ne luajmë kundër një kombëtareje lojtarët e së cilës aktivizohen në nivelin më të lartë, nuk mund të themi se një ndeshje e tillë do të jetë e lehtë për ne, dhe ky është një fakt”, shtoi francezi.

Përveç Gjeorgjisë, Kosova do të ketë punë edhe me Suedinë, më 9 tetor. /Periskopi/

Shpërndaje në: