Safet Gjici kërkon të lirohet nga burgu, prej disa kohësh qëndron në spital
Në Gjykatën e Elbasanit, gjatë seancës për Safet Gjici, ky i fundit ka kërkuar lirimin nga qelia për motive shëndetësore.
Aktualisht Gjici ndodhet në regjim spitalor nën kujdesin e punonjësve të IEVP Durrës, ndërkohë që qëndron në burgun e Lushnjës.
Gjini nuk është i pranishëm në seancë dhe përfaqësohet nga Avokati Markeljan Jançe, raporton A2.
“Gjici ka vuajtur 1 vit e 9 muaj. I kanë mbetur 1 vit e dy muaj. Për shkak të gjendjes shëndetësore kërkojmë qëndrim në shtëpi të Gjicit. Si provë është paraqitur kartela mjekësore dhe pranojmë thirrjen e specialistëve të tjerë për të verifikuar gjendjen mjekësore. Gjici vazhdon të jetë në spital për shkak të kushteve shëndetësore”, deklaroi avokati i ish-kryebashkiakut.
Avokatët në kërkesën e tyre janë bazuar në nenin 59/a pika c e Kodit Penal sipas të cilit, për dënime të mbetura nën dy vite mund të lejohet qëndrimi në shtëpi për shkaqe shëndetësore.
Ish Kryebashkiaku i Kukësit u dënua me 3 vite burg ndërkohë që i kanë mbetur për të vuajtur 1.2 vite burg.
Safet Gjici është dënuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.