Sadri Ramabaja përgëzon personat që u konvertuan në katolik

Sadri Ramabaja përgëzon personat që u konvertuan në katolik

Sadri Ramabaja, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe analisti gjeo-politik, e ka vlerësuar lart aktin e 100 qytetarëve nga Komuna e Deçanit të cilët u konvertuan në fenë katolike të dielën.

Ramabaja tha se ky “kthim te rrënjët” është në përputhje me momentumin historik dhe gjeopolitik.

“Vala e neofitëve [të pagëzuarve të rinj të rritur) në Kosovë sot ka shënuar njërën nga pikat kulminante të saj, që kur është përuruar Lëvizja e Deçanit”, tha Ramabaja.

“Ky kthim tek rrënjët është krejtësisht në përputhje me momentumin historik e gjeopolitik, që po imponon rikthimin tek vetvetja”, tha ai dhe përgëzoi të konvertuarit në fenë katolike.

Rreth 100 myslimanë janë konvertuar në fenë katolike të dielën në Famullinë e Gllogjanit.

Shpërndaje në: