Sadio Mane mund të rikthehet në Premierligë, Liverpooli të interesuar për të
I vendosur për t’u larguar nga Bayerni, Sadio Mane mund të kthehet në Premier League vetëm një vit pas kalimit nga Liverpool në klubin e Mynihut.
Sipas gazetës The Sun, Newcastle, Chelsea dhe Arsenal janë kandidatë të fortë për nënshkrimin e 31-vjeçarit senegalez dhe Liverpool gjithashtu mund të përpiqet të rikthejë sulmuesin që shkëlqeu në Anfield për gjashtë sezone.
Të kuqtë nuk donin të shisnin, megjithatë ata ranë dakord të negocionin largimin e Mané, i cili shprehu dëshirën për t’u larguar nga klubi.Pas aventurës së pasuksesshme në Bundesligë, lojtari mund të jetë në dispozicion për t’u rikthyer në klubin ku ka arritur suksesin më të madh.