Sadio Mane dëshmoi një anë të errët të futbollit kundër Sheffieldit, nuk ka penallti nëse nuk rrëzohesh

Sadio Mane dëshmoi një anë të errët të futbollit kundër Sheffieldit, nuk ka penallti nëse nuk rrëzohesh

Liverpooli është rikthyer në gjueti për top katërshe, pas fitores 2-0 kundër Sheffield Unitedit të dielën mbrëma.

Golat nga Curtis Jones dhe një autogol nga Kean Bryan i dhanë skuadrës së Jurgen Kloppit tri pikë kruciale, për ta zvogëluar distancën në dy pikë nga West Hami.

Në fakt, ishte një fitore e rehatshme kundër një skuadreje e cila duket se e ka të sigurtë rënien nga liga, transmeton Periskopi.

Por fitorja ka mundur të ishte edhe më bindëse, nëse kampionët do të donin njëmend të shënonin më shumë.

Në fakt, në fund të ndeshjes, ‘Të Kuqtë’ shumë lehtë kanë mundur të fitonin një penallti nëse Sadio Mane nuk do të ishte aq i sinqertë.

Në minutën e 87-të, Liverpooli po avanconte 2-0 dhe me lehtësi dukej se do t’i fitonte pikët e plota. Mane mori topin në krahun e majtë dhe u fut në një duel me Ethan Ampadu.

Mirëpo, i huazuari i Chelseat te Sheffieldi totalisht humbi kontaktin me topin në ndërhyrje, duke zënë këmbën e Mane. Sidoqoftë, senegalezi vendosi të mos rrëzohej dhe të vazhdonte lojën.

Vendim nuk pati, por ishte diçka që u komentua nga komentatorët dhe ndoshta është një çështje që ka nevojë për adresim në futboll.

”A nuk është madhështore ta shohim Sadio Manen duke qëndruar në këmbë aty?” tha bashkëkomentatori i ‘Sky Sports’, Andy Hinchcliffe.

”Pati kontakt aty, por ai qëndroi në këmbë. Shumë mirë.”

p1evmk3k1k1vuv76lbh8v6l1mosb.jpg

Komentatori Bill Leslie shtoi: ”Nëse ai do të rrëzohej, ajo është penallti.”

A bëri mirë që Mane qëndroi në këmbë?

Është gjithçka në rregull dhe mirë për komentatorët neutral ta lavdërojnë Manen për veprimin e tij. Por imagjinoni po të ishte rezultati 0-0 në minutat e fundit dhe Mane nuk do të rrëzohej. Fansat e Liverpoolit – dhe Kloppi – do të ishin të frustruar me të.

Në fakt, nuk mund t’i fajësojmë futbollistët që rrëzohen shumë lehtë, nëse ata kurrë nuk do ta fitojnë një penallti nëse qëndrojnë në këmbë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: