Sabri Fejzullahu e uron Ermalin me fjalë zemre në ditëlindjen e 32-të

Sabri Fejzullahu e uron Ermalin me fjalë zemre në ditëlindjen e 32-të

Sabri Fejzullahu i ka bërë dedikim të veçantë djalit për ditëlindje.

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, sot feston ditëlindjen, shkruan lajmi.net.

Në këtë 32 vjetor ai ka pranuar urime të shumta dhe nuk ka munguar dedikimi i veçantë nga babai, Sabri Fejzullahu.

“Ermal zemra e jem. I gezofshe edhe 100 tjera oooo krenaria ime”, ka shkruar ai pranë postimit të një fotografie në Instagram.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme nuk ka munguar festa. Ishte Ermali ai i cili e ka bërë të ditur këtë nëpërmjet publikimit të një fotografie.

Shpërndaje në: