Sabitzer: Jam shumë i lumtur që kam mundësi të luaj për Bayernin
Marcel Sabitzer ka kompletuar sot transferimin e tij te skuadra e Bayern Munich.
Lojtari austriak ka lënë aventurën me Leipzig për të kaluar te Bayern, ku do të ketë mundësi të punojë me Julian Nagelsmann.
Për transferimin e tij lojtari është shprehur shumë i lumtur, duke thënë se është ëndërr e kamotshme.
“Jam shumë i lumtur të luajë për Bayern. Edhe si i vogël isha krenar me fanellën time të Bayern”, ka thënë Sabitzer, transmeton Periskopi.
“Do të jap gjithçka për këtë klub, dua të fitoj sa më shumë ndeshje të jetë e mundur, sigurisht edhe tituj”, shtoi ia.
Lojtari do të jetë ndihmë e madhe për trajnerin Nagelsmann pasi mund të mbulojë disa pozita në mesfushë. /Periskopi/