Sabit Geci u kthye në burg, vajza e tij: Vendimin e mori një gjyqtar serb

Sabit Geci u kthye në burg, vajza e tij: Vendimin e mori një gjyqtar serb

Vendimi i fundit i Gjykatës Themelore në Mitrovicë e ka kthyer Sabit Gecin sërish në burg për ta vuajtur dënimin për krime lufte.

Për këtë vendim të Gjykatës ka reaguar vajza e tij, Fitore Geci, e cila tha se e ka habitur fakti që është marrë ky vendim.

Po ashtu ajo thotë që shqetësuese është fakti që këtë vendim e ka marrë një gjyqtare serb.

Postimi i plotë:

“Me habite jashtëzakonisht fakti se si eshte e mundur qe per nje njeri si Sabit Geci i cili ka plage te pashëruara nga lufta dhe shume diagnoza qe duhet te trajtohen ,te merret nje vendim qe te kthehet ne burg. Nuk me habite fakti qe kete vendim e mori nje gjyqtare serb sepse deshira e tij ishte dhe eshte qe ai te mos jete i gjalle por me habite fakti qe ne si popull , si instutcion nuk kemi fuqi apo nuk duam ta ngrisim zerin per njerzit e luftes qe plaget e tyre akoma kullojne gjak. .Jemi maltretuar shume dhe ende po maltretohemi me vuajtje te lloj-llojshe per qellime te ndryshe por une si vajza e Sabit Gecit e di karakterin e prindit tim qe eshte dhe do te jete i pathyshem“, ka shkruar ajo në Facebook.

Shpërndaje në: