Sa vite burg rrezikon kryebashkiaku Erion Veliaj?

Sa vite burg rrezikon kryebashkiaku Erion Veliaj?

Në GJKKO është mbajtur sot seanca për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Seanca filloi në orën 08:30, por u shty për në orën 13:30 për shkak se avokatët kërkuan kohë që të njihen me dosjen.

Erion Veliaj, i cili u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 Shkurt për akuzat e korrupsionit pasiv dhe pastrim parash, mbërriti mëngjesin e sotëm në ambientet e GJKKO-së për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Ish-prokurori Bledar Bejko tha në emisionin People në Euronews Albania se nëse provohen akuzat ndaj kryebashkiakut ai rrezikon minimalisht 10-12 vjet burg.

“Deri në 12 vjet burg mund të dënohesh për korrupsioni pasiv, di që janë 5 ose 6 episode. Rrezikshmëria është shumë e lartë kur përsëritet, kemi edhe veprën penale të pastrimit të parave. Logjika është që është bëtë një veprim i paligjshëm që duhet të pastrohet në mënyrë që të përfitohet. Për këto të dyja kemi një marzh dënimi minimal 10-12 vjet, mund të dalë edhe i pafajshëm. Do jetë një rrugë e gjatë që do të zgjasë me vite”, tha ish-prokurori./euronews

Shpërndaje në: