“Sa të jem unë…”, kështu përgjigjej dikur Anxhela Martini kur pyetej nëse e kishte të dashurin në burg
Ditën e sotme në qendër të mediave rozë, ka qenë modelja shqiptare me famë botërore Anxhela Martini.
Kjo pasi bashkëshorti i saj, biznesmeni rumun Dragos Savulescu u arrestua me një person tjetër në ishullin e famshëm të Mykonos.
Ai ishte duke kaluar pushimet së bashku me Anxhelën, ku po shpenzonin shifra marramendëse në restorante dhe jahte.
Por lajme për arrestimin e tij kanë qarkulluar prej kohësh në media, që nga viti 2019.
Por çfarë thoshte atëherë Anxhela Martini për bashkëshortin e saj?
E ftuar në programin argëtues ‘Klanfornia Show’ ajo u pyet:
”Është arrestuar apo jo bashkëshorti yt? Ndodhet apo jo në burg?”.
Përgjigja e Anxhelës ishte e menjëhershme: Jo derisa të jem unë gjallë.Jo.
Në fillim të vitit 2019 Dragoș Savulescu, u dënua me 5.5 vjet burg, për përfshirjen e tij në një skandal të madh ekonomik në Rumanisë bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.