Sa shpesh duhet t’i ndërroni brushat e grimit?!

Sa shpesh duhet t’i ndërroni brushat e grimit?!

Aplikimi i makeup-it me brusha të papastra mund të jetë shkaku kryesor i krijimit të vatrave të baktereve në sipërfaqen e lëkurë suaj.

Ndonëse brushat mund t’i përdorni vetëm ju kjo nuk do të thotë që mund t’i lini pa pastruar. Grumbullimi i qelizave të vdekurave, grimcave të makeup-it bën të mundur që lëkura të irritohet, kryesisht në zonën e mollëzave.

Brushat që përhapin kremin pudër duhen larë çdo një jave dhe duhen ndërruar çdo tre muaj nëse i përdorni thuajse çdo ditë.

Ajo që duhet të bëni është thjesht t’i njomni me ujë dhe ti lani me sapun të lëngshëm deri sa brusha të pastrohet plotësisht. Mos e shformësoni me dorë sepse qimet e brushës mund të jenë sintetike dhe të mos kthehen në gjendjen e mëparshme.

Lërini të thahen dhe mund t’i përdorni sërish pa pasur frikë se lëkura do t’ju acarohet.

Shpërndaje në: