Sa shpesh duhet t’i lash të gjitha veshjet që ke në dollap?

Sa shpesh duhet t’i lash të gjitha veshjet që ke në dollap?
Të gjithë duhet ta pranojmë: shpeshherë e teprojmë me kohën e larjes së veshjeve, ose ndonjëherë edhe i lajmë më shpesh nga ç’duhet. Shumë nga veshjet nuk duhen larë pas çdo përdorimi, ashtu si të tjera nuk mund të vishen më shumë se dy herë.

Tani është koha për të qenë të pastër, por kjo nuk do të thotë të lash çdo rrobë pasi e ke veshur vetëm një herë.

Për freskinë optimale të rrobave, në fund të ditës këshillohet t’i hapësh rrobat dhe lëri të ajrosen para se t’i fusësh në dollap.

Sa herë duhen larë veshjet:

Të bardhat dhe të mëndafshtat – pas çdo herë të veshur

Sytjenat – pasi 3-4 herë të veshur

Pantallonat, fustanet dhe fundet – pas 5-7 herë të veshur

Xhupat dhe jelekët – 2 herë gjatë sezonit

Xhaketat dhe bluzat sportive (me ose pa zinxhirë) – pas 6-7 herë të veshur

Kapele, dorashka dhe shaje – 3 deri në 5 herë në sezon

Getat dhe çorapet – pas çdo herë te veshur

Xhaketat – pas 5-6 herë të veshur

Xhinset – pas 4-5 herë të veshur

Lëkurat dhe xhaketat prej kamoshi – 1 herë në sezon

Streçet dhe tutat sportive – pas 1 deri në 3 herë të veshur

Pizhamet – pas 3-4 herë të veshur

Badi – pas 1 deri në 3 herë të veshur

Pantallonat e shkurtra – pas 2-3 herë të veshur

Pulovrat: pambuku, kashmiri dhe mëndafshi – pas 2 herë të veshur, ndërsa ato prej leshi dhe sintetike – pas 5 herë të veshur.

Rrobat e banjës – pas çdo herë të veshur

Bluzat, kanotierat dhe këmishët e natës – pas çdo herë të veshur.

Shpërndaje në: