Sa shpesh duhet ndërruar brisku i rrojës?!
Nëse nuk e mban mend se kur e ke ndërruar për herë të fundit briskun, atëherë urgjentisht duhet të lexosh këtë artikull, pasi mund të jesh duke dëmtuar lëkurën dhe njëkohësisht shëndetin tënd. Sigurisht që miti se brisku duhet ndërruar pas 4 apo 5 përdorimeve, është jo thjesht një mit vetëm, por edhe një kosto për xhepin tuaj dhe mjedisin.
Sipas ekspertëve të shëndetit, nuk ekziston një numër i caktuar përdorimesh të briskut të rrojës. Mund ta ndërroni atë nëse shihni ndonjë shenjë si ndryshkje, kalcifikim apo çarje dhe tërheqje të lëkurës gjatë përdorimit.
Ka disa arsye që mund të çojnë shpesh në këtë pikë, që kryesisht lidhen me cilësinë e briskut apo shpeshtësinë e përdorimit të tij.
Duhet t’i kushtoni gjithashtu rëndësi vendit ku e vendosni atë dhe sa pastër e mbani. Nëse në fundin e briskut mblidhen shumë qime, atëherë brisku e humbet funksionin duke shkaktuar edhe dëme në lëkurën tuaj.
Pas përdorimit të briskut, shpëlajeni atë me ujë të nxehtë, pastrojeni më një pecetë të thatë dhe vendoseni në një sirtar gjithashtu të thatë që nuk ka brenda gjëra të përdorimit të përditshëm.
Përdorimi i kremit të rrojës, apo edhe të një sapuni të thjeshtë, është një ndihmë e madhe për të reduktuar prerjet e mundshme. Ndihmon gjithashtu në mbajtjen e qimes së butë dhe briskun të ketë sa më pak fërkime me lëkurën.
Ndërsa brisku shkon poshtë bëni shumë kujdes me shenjat që lë pas në lëkurë, shikojini ato me vëmendje. Nëse brisku fillon të tërheqë lëkurën atëherë i ka ditët e numëruara, apo nëse këmbët tuaja nuk i lë aq të buta sa në fillim.
E gjithë kjo do të thotë të kujdesesh për shëndetin e lëkurës në veçanti, dhe shëndetin tuaj në përgjithësi.