Sa partnerë seksualë i kanë mesatarisht gjenerata e sotme
Ne kemi tendenca të supozojmë se gjeneratat e vjetra janë më të matura sesa gjeneratat e reja.
Dhe, sipas anketimeve, ka diçka të vërtetë në këtë teori.
Për të kuptuar se si ka ndryshuar jeta seksuale e njerëzve përgjatë viteve, kompania “euroClinix” i kishte anketuar mbi 2,000 njerëz.
Sipas tyre, gjeneratat e vjetra – të moshës 54 deri 72 vjet – kanë pasur numrin më të vogël të partnerëve seksualë.
Mesatarisht femrat e kësaj moshe i kanë pasur 7.4 partnerë seksualë gjatë jetës, ndërkaq meshkujt i kanë pasur 12.9 partnere seksuale mesatarisht.
Në anën tjetër, gjenerata e mijëvjeçarëve – personat e moshës 23 deri 37 vjet – kanë numër më të madh të partnerëve seksualë.
Sipas ekspertëve, femrat e kësaj gjenerate mesatarisht i kanë pasur deri tani 10.8 partnerë seksualë, ndërkaq në anën tjetër, meshkujt e kësaj moshe deri tani i kanë pasur mesatarisht 13.4 partnere seksuale.
Jetën seksuale e shijon edhe gjenerata X – apo personat e moshës 38 deri 53 vjet.
Femrat e kësaj moshe i kanë mesatarisht 10.1 partnerë seksualë, ndërkaq meshkujt e kësaj moshe i kanë mesatarisht 16.1 partnere seksuale.
Sidoqoftë, gjenerata që më së shumti duket se e shijon seksin është gjenerata Z – apo personat e lindur pas vitit 1995.
Ndonëse të ri në moshë, meshkujt e kësaj gjenerate deri tani i kanë pasur mesatarisht 7.6 partnere seksuale, ndërkaq femrat e kësaj moshe mesatarisht i kanë pasur 2.6 partnerë seksualë.