Sa para merr Usyk nga meçi i madh me Joshuan?
Sonte pritet një luftë e madhe mes dy boksierëve të kategorisë së rëndë Usyk dhe Joshua.
Meçi pritet të nisë me fillim nga ora 22:30 me kohën tone lokale, ku Usyk ngjitet në ring për të mbrojtur titujt e tij, WBA, IBF, WBO dhe IBO, ndërkaq boksieri britanik kërkon t’i rikthej ato, shkruan Periskopi.
Takimi mes tyre zhvillohet në stadiumin “King Abdullah Sports City” në Arabinë Saudite.
Kjo luftë u vendos për 65 milionë fute dhe ndarja e saj do të jetë në mënyrë të barabartë.
Do të thotë se në rast fitorje, Usyk merr gjysmën e parave, pra 32.5 milionë funte.
Ndërkaq, për Joshuan kjo shumë e parave do të jetë më e vogël nga ajo që ka fituar në revanshin kundër Andy Ruiz./Periskopi/