Sa orë gjumë ju duhen sipas moshës

Sa orë gjumë ju duhen sipas moshës

Të gjithëve u pëlqen gjumi, kurse shpeshherë nuk keni kohën e duhur që t’i arrini të gjitha dhe të flini mjaftueshëm.

Fjetja është e rëndësishme për shëndetin në përgjithësi, është e rëndësishme për trupin dhe mendjen.

Më poshtë ju sjellim kohëzgjatjen e rekomanduar të gjumit varësisht nga mosha:

I porsalinduri (0 deri në 3 muaj): 14 deri në 17 orë Bebet (4 deri në 11 muaj): 12 deri në 15 orë

Fëmijët (1 deri 2 vjeç): 11 deri në 14 orë Parashkollorët (3 deri në 5 vjeç): 10 deri në 13 orë

Mosha e shkollës (6 deri 13 vjeç): 9 deri në 11 orë Adoleshentët (14 deri në 17 vjeç): 8 deri në 10 orë

Të rinjtë (18 deri në 25 vjeç): 8 deri në 9 orë

Të rriturit (26 deri 64 vjeç): 7 deri në 8 orë

Të moshuarit (mbi 65 vjeç): 6 deri në 7 orë

Kujdes: Këto nuk paraqesin orët e sakta për secilin, natyrisht që secili njeri ka mënyrën e vet të jetesës, gjumit, dhe punës, mirëpo të dhënat e lartpërmendura janë të rekomandueshme.

Shpërndaje në: