Sa ndeshje do të mungojë Darwin Nunez pas kartonit të kuq ndaj Crystal Palace?
Sulmuesi uruguaian u përjashtuar me të kuq gjatë ndeshjes së Premier Ligës, ku Liverpool barazoi me Crystal Palace në Anfield me rezultat 1-1.
Darwin Nunez e mori karton të kuq në startin e parë në formacion në Premier Ligë për Liverpool, ku momenti i tij i çmendur kundër Crystal Palace do të thotë se sulmuesi që kushtoi 64 milionë funte do të pezullohet për një kohë. Uruguaiani e humbi gjakftohtësinë e tij gjatë një ngatërrese me Joachim Andersen që rezultoi me një goditje me kokë në mbrojtësin e Shqiponjave.
23 vjeçari është bërë lojtari i parë që është përjashtuar me karton të kuq për sjellje të këqija prej që Jurgen Klopp e mori drejtimin e skuadrës së Reds, por sa ndeshje pritet që të mungojë ai.
Çdo karton i kuq i drejtpërdrejt për sjellje të dhunshme në Premier Ligë rezulton me tri ndeshje mos lojë.
Nunez tani do të numërojë koston e veprimit të tij kundër Palace, me Klopp që pranoi se do të flas me transferin e tij rekord për sjelljet e tij në fushë.
“Do të flas me të, natyrisht”, tha trajneri i Reds.
“Së pari do ta shikoj situatën. Nuk e di çfarë ka ndodhur. E pashë Andersen në tokë dhe Darwinin duke ecur. Kjo ishte pamja e ime. Kështu do ta pyes lojtarin tonë, do ta shoh, po ishte karton i kuq, reagim i keq i lojtarit”.
“Andersen e dëshironte atë dhe e mori, por Darwini bëri një gabim”.
“Një provokim i vogël këtu dhe aty dhe definitivisht një reagim i keq. Nuk e mohoj këtë”, shtoi Klopp.
“Ai do të mësoj nga kjo. Fatkeqësisht ai nuk do të mund ta bëjë disa ndeshje për ne tani, e cila nuk është mirë për ne, madje edhe për situatën specifike që jemi, por është ajo që është”.
Reds deri me tani kanë fituar dy pikë në dy ndeshjet e para të sezonit 2022/23 kundër Fulham dhe Palace dhe tani ata do të jenë pa numrin nëntë minimumi deri në fund të gushtit.
Gjatë kësaj kohe ata do të përballën me rivalin e vjetër Manchester United në Old Trafford, teksa do ta presin Bournemouth dhe Newcastle në Merseyside.
Teksa Nunez i ka të garantuara tri ndeshje mos lojë për Liverpool, legjenda e Reds Jami Carragher ka thënë se ai mund të mungojë edhe më shumë derisa Klopp është duke punuar për integrimin e tij në skuadër.
“Problemi nuk ishte i sotëm, problemi është se deri kur ai do të kthehet në skuadër pasi që ai do të mbetet në bankë për shkak të suspendimit dhe nuk besoj që do të kthehet në formacion startues deri pas gjashtë jave”, tha ish mbrojtësi për Sky Sports, i cili edhe ishte dëshmitar i kësaj ndërhyrje.
Kloppi me skuadrën e tij do të luajë në derbi në Goodison Park me Everton më 3 shtator, teksa Wolves i vizitojnë ata në Anfield një javë me vonë dhe Reds do ta luajnë ndeshjen e fundit para ndeshjeve të Kombëtarëve me Chelsea më 18 shtator.