Sa më shpesh bëni dush aq më të vetmuar jeni
Zakonet tona të përditshme mund të fshehin një univers të informatave të çuditshme që mund të rezultojnë, transmeton Klan Kosova.
Mund të hedhim një sy në zakonet tona të përditshme si p.sh te fakti se sa shpesh bëni dush.
Ndoshta shumica prej jush mendoni se bërja e një dushi të nxehtë tregon kujdesin që ju keni ndaj vetes ose që kjo është mënyra juaj për t’u çlodhur.
Por shkencëtarët na universiteti Yale kanë një histori tjetër për këtë – ata thonë që kjo është një shenjë e vetmisë.
Studimi i cili përfshinte 51 studentë nga mosha 18 deri në 45 vjeçare tregon se ata që ndiheshin më të vetmuar bënin më shpesh dush në krahasim me studentët tjerë.
Kjo sipas tyre ndodh sepse uji i nxehtë në thelb zëvendëson një shok të vërtetë dhe shpërndan ndjenjat e izolimit.