Sa më i madh aq më mirë; Shkenca tregon që duhet të bëheni baba pas kësaj moshe
Lajm i mirë për baballarët kudo! Nëse po mendoni për të bëtë një bebe mendohuni dhe njëherë pasi të lexoni këtë artikull pasi mund t’i bëni një nder fëmijëve tuaj të ardhshëm. Kur një fëmijë e ka babin të rritur sipas shkencës kanë një nxitje intelektuale më të lartë se moshatarët e tyre.
Një studim i botuar në revistën “Translational Psychiatry” zbuloi se fëmijët e lindur nga baballarë më të vjetër ishin më inteligjentë shoqërore dhe tepër intelektuale – sesa ata të lindur nga baballarë të rinj.
Studiuesit vlerësuan 7,781 binjakë 12-vjeçar në inteligjencën e tyre jo verbale, sjelljet kufizuese dhe sjelljen e tyre shoqërore. Pastaj, rezultatet e tyre u kombinuan për të formuar një “indeks inteligjence”. Ata që renditeshin më të lartë në indeks kishin IQ më të larta, nivele më të forta përqendrimi dhe më pak shqetësim për t’u përshtatur me të tjerët.
Rezultati i inteligjencës së djemve u rrit nëse baballarët e tyre ishin më të vjetër se 35 vjeç kur kishin vendosur të bëni fëmijë. Meshkujt me baballarë mbi 50 vjeç në konceptim kishin gjithashtu 32 % më shumë mundësi të kishin IQ më të lartë sesa djemtë e baballarëve që ishin nën 25 vjeç, sipas studimit.
Pra, pse ndërlidhja? Sipas autorëve të studimit, tipari i inteligjencës është trashëguar pjesërisht nga prindërit dhe pjesërisht për shkak të mutacioneve që ndodhin në spermën e baballarëve.