Sa kushton të grimohesh te Sellma, si Vjosa Osmani?
Presidentja e sapozgjedhur e Kosovës, znj.Vjosa Osmani, ditëve të fundit u bë temë edhe e kronikave rozë në mediat tona, për paraqitjen e saj me fustanin e zgjedhur nga artisti i veshjes, Valdrin Sahiti dhe për grimin te artistja e njohur e kësaj lëmie, znj.Sellma Kasumoviq.
Presidentja e VI-të e Kosovës, Vjosa Osmani si duket është edhe kliente e make-up artistes së njohur dhe super të shtrenjtë, Sellma Kasumoviq, nëpër duart e së cilës kalojnë kryesisht VIP-at, qoftë të skenës politike, muzikore apo artistike.
Është vet Sellma që gjatë ditës së djeshme publikoi një fotografi së bashku me presidenten Osmani ku ndër të tjerash vërehej grimosja me shumë kujdes ndaj saj.
Veç tjerash, znj.Kasumoviq shkroi:
“Bashkevendasja ime, te uroj me zemer ta perfaqesosh Kosoven dhe njekohesisht Mitrovicen tone te dashur! Te falenderoj nga zemra dhe ndihem e nderuar qe i beson duarve dhe punes se stafit tone. Ti je zeri yne”.
Por, sa kushton të grimohesh te znj.Kasumoviq?
Gazetarja e Periskopit, në cilësinë e klientes ka kontaktuar stafin e Sellmës për ta pyetur rreth çmimeve të shërbimeve që ofrojnë.
Nga përgjigje e tyre kuptuam se i gjithë procesi i rregullimit nga duart e Sellmës kushton 300 euro.
‘’Çmim për nuse është 150 euro pjesa e grimit edhe 150 euro flokët. Pra kjo është ndihmëset bashkërisht me Sellmen, zakonisht kështu funksionojmë. Nëse do komplet vetëm Sellma, i bëhet 300 euro veç pjesa e grimit. Çmimi te Sellma nuk dallon pavarësisht nëse je nuse apo jo.’’, tha një pjesëtare e stafit të studio Sellmas.
Periskopi nuk ka arritur të ketë informata nëse Presidentja e Kosovës, rregullohet falas apo me çmimin sikur të gjithë klientët e tjerë të Sellmës./Periskopi/