Sa kohë u duhet femrave të zgjedhin veshjet e tyre në mëngjes?
Kjo shpjegon dhe faktin se sa shumë kohë kalojmë përballë gardërobës për të zgjedhur rrobat që veshim.
Zgjedhja e veshjeve të duhura për punë, për darka, festat e aktivitete të tjera duket se na merr afërsisht rreth një vit kohë nga jeta jonë.
Studiuesit kanë dalë në përfundimin se gratë shpenzojnë mesatarisht 16 minuta çdo mëngjes për të vendosur se çfarë duhet të veshin dhe rreth 14 minuta në një mëngjes të shtune apo të diele.
Paketimi i valixhes për pushimet verore kërkon rreth 52 minuta kohë dhe një darkë a festë familjare 36 minuta. Mesatarisht femrat do të kalojnë 287 ditë përpara gardërobës dhe veshjeve të tyre.