Sa kohë përpara se të shkoni në plazh duhet të depiloheni?

Sa kohë përpara se të shkoni në plazh duhet të depiloheni?

Sigrurisht që secila femër dëshiron, që para se të shkojë në pushime të jetë e depiluar mirë! Mirëpo cila është koha ideale për tu depiluar, dhe sa orë përpara se të nisemi për pushimë duhet të depilohemi?

Përgjigja është 2 ditë! Ju duhet të depiloheni 48 orë përpara se të niseni për plazh. Kjo sepse, duke u depiluar më herët ju i jepni kohë poreve të lëkurës tuaj për t’u mbyllur, në mënyrë që skuqja që ndodhë pas depilimit të qetësohet.

Gjithashtu duhet të keni parasysh se pas depilimit duhet patjetër të përdorni një ushqyes të lëkurës. Kremi do të hidratojë qelizat dhe do të zvogëlojë rrezikun nga irritimi apo skuqja e lëkurës.

Disa nga këta zbutës të lëkurës që preferohen nga eskpertët e lëkurës janë: vajii kokosit, vaji i ullirit dhe vaji i arganit. Krahas kremit hidratues është shumë e rëndësishme që për të shmangur irritimin e lëkurës së sapo depiluar të përdorni edhe krem kundër diellit.

Shpërndaje në: