Sa kohë mund të rezistojnë femrat pa bërë seks? Zbulojeni…

Sa kohë mund të rezistojnë femrat pa bërë seks? Zbulojeni…

Jeta jonë përbëhet nga pesë pjesë të rëndësishme: emocionalja, mendorja, shoqërorja, shpirtërorja dhe fizikja. Nuk mund të zgjidhni dot se cila prej tyre ka më shumë rëndësi pasi të pesta këto pjesë janë projektuar për të punuar së bashku në harmoni.

Por në artikullin e sotëm do të ndalemi tek fizikja dhe qasja femërore ndaj saj. Marrëdhënia seksuale është një nevojë biologjike që lind me njeriun, por që formësohet gjatë pubertetit ku pësohen edhe ndryshimet e para psiko-fizike dhe fillohet të eksplorohet nga pak intimiteti..

Prania e seksit në jetën e gjithësecilit shtë zgjedhje e zgjidhje njëherazi, por e dini sa mund të rezistojë një femër pa bërë seks ? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje revista femërore gjermane Petra  kreu një studim me mbi 10 mijë gra të moshës  29 dhe 39 vjeç. Rezultatet u publikuan në  të përjavshmen Bild.

Rezultatet treguan se gati 58% e grave gjermane mund të rrinë pa bërë seks gjatë gjithë jetës së tyre, 33% prej tyre mund të rezistonin deri në dy vjet, 41% mund të rezistonte  një vit dhe 27%  mund të rrinin pa bërë seks deri në gjashtë muaj.

Sipas terapistes Marlene Ann Henning, pas tre muajsh pa seks femrat kishin gjendje ankthi të lehtë, pas gjashtë muajsh përjetojnë thatësi vaginale dhe stres, kurse pasi kalon një vit pa kryer marrëdhënie kanë çrregullime horomonale, sistem të dobët imunitar dhe humbje të tonifikimit të muskujve vaginalë.

Shpërndaje në: