Sa kohë duhet të zgjasë marrëdhënia seksuale?
Pyetjes që shtrohet shpesh i janë përgjigjur disa studiues që në fakt kanë marrë në shqyrtim 500 çifte nga vende të ndryshme të botës. Për katër javë rresht ata kanë mbajtur kronometër gjatë marrëdhënies, nga penetrimi tek ejakulacioni.
Marrëdhëniet e tyre zgjatën nga 33 sekonda deri në 44 minuta. Mesatarja është 5.4 minuta.
Një nga gjetjet interesante ishte kohëzgjatja tek burrat e bërë ose jo synet. Në ndryshim nga miti për ndjeshmëri më të madhe tek ata që janë bërë synet, studimi zbuloi se kjo gjë nuk është domethënëse dhe nuk ndikon në kohëzgjatje.
Një studim tjetër kanadez zbulon se koha e dëshiruar është mes 7 dhe 13 minuta.
Megjithatë ekspertët e vënë theksin tek diçka tjetër: E rëndësishme nuk është sa zgjat, por cilësia e seksit. Për këtë duhet më shumë vëmendje.