Sa kohë duhet për të shkrirë kaloritë e marra nga ngrënia e picës?
Në një studim të fokusuar në kaloritë që marrim çdo ditë nga ngrënia e pivace është llogaritur cilësisht se sa kohë dhe aktivitet fizik duhet për të shkrirë kaloritë që marrim nga konsumimi i saj.
Për një individ të peshës dhe gjatësisë normale, distanca e cila duhet të përshkohet pas ngrënies së një pice është rreth 5.5 km ose rreth 50 minuta vrapim i intensitet të mesëm kah i lartë!
Ekzistojnë lëvizje të cilat tani janë duke kërkuar që për secilin produkt ushqimor i cili ju ofrohet klientëve për ta blerë, të jetë e shfaqur edhe ekuivalenca në ushtrime (koha e nevojshme për t’i shpenzuar kaloritë e marrura nga ai produkt).
Kjo shihet si një nga mënyrat për të luftuar mbipeshën dhe obezitetin. Mos të harrojmë se shkalla e diabetit është dyfishuar në krahasim me 40 vite më parë./Albeu