Sa kilometra mund të vozisni veturën pasi ndizet drita paralajmëruese?
Nëse je në një rrugë të gjatë, është thelbësore të dish se sa rrugë i ka mbetur veturës.
Secili shofer mund ta ketë përjetuar frikën pasi të ketë parë dritën e kuqe të matësit të karburantit, pa patur asnjë ide se sa kohë mund të vazhdojë të vozisë makinën. Çdo kilometër që bëni rrit ankthin.
Për fat të mirë, tani mund të dini saktësisht sa kohë mund të vozisni edhe kur drita paralajmëruese është ndezur. Kjo do t’ju bëjë që të mos e bllokoni njërën anë të rrugës.
Sasia e kilometrave që ju mund t’i bëni me automjet ndërkohë që drita paralajmëruese është ndezur varet prej modelit të makinës. Kjo është shumë logjike kur mendoni për këtë, sepse shumica e modeleve të makinave kanë rezervuar të ndryshëm, shkruan rtv21.tv.
Revista holandeze “Libelle” ka përpiluar një tabelë me një pasqyrë të qartë se sa kilometra mund të vozisni në një ‘rezervuar të zbrazët’. Kjo mund t’ju kursejë shumë stres kur jeni në autostradë dhe do ta dini saktësisht kur është koha për të bërë një ndalesë.
Gjithashtu është mirë të dihet se shumica e rezervuarëve të karburantëve në vetura kanë një rezervë prej 2 litra. Pra, shanset janë që ju patjetër mund të vozisni me dritë të kuqe deri në pikën më të afërt të karburantit.
Ndërsa në klasifikim për disa nga automjetet më të shpeshta në trojet shqiptare duke nisur nga modeli me më shumë kilometra:
Audi Q7 96 km
Mercedes A-Class 86 km
Volkswagen Pasat 78.3 km
Peugeot 206 77.3 km
BMW X5 77.2 km
Renault Megane 77.1 km
Mercedes C-Class 74 km
Opel Astra 72.4 km
Renault Scenic 71.7 km
Mini Cooper 71.6 km
Volkswagen Golf 69.5 km
Smart 69 km
Ford Focus 66.8 km
Volkswagen Polo 67.9 km
Mercedes E-Class 67 km
Toyota Yaris 65.9 km
Audi A3 65.3 km
Range Rover 65 km
Ford Fusion 64.72 km
Ford Fiesta 62 km
Fiat Punto 52.4 km
Jeep Grand Cherokee 50.5 km
Opel Corsa 49.7 km.