Sa kanë shpenzuar disa nga kandidatët kryesor të opozitës për reklama në Facebook? Tregon analisti Muharremi

Sa kanë shpenzuar disa nga kandidatët kryesor të opozitës për reklama në Facebook? Tregon analisti Muharremi

Analisti Shenoll Muharremi ka bërë një analizë sa i përket shpenzimeve që sipas tij, kandidatët për kryeministër të opozitës i kanë shpenzuar për reklama në Facebook gjatë javës së fundit, dhe tre muajt e fundit për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Java e fundit: Bedri Hamza: €768, Memli Krasniqi: €717, Ramush Haradinaj: €418, Lumir Abdixhiku: €393”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërsa për tre muajt e fundit, kështu i ka renditu analisti Muharremi.

“Ramush Haradinaj: €3,784, Memli Krasniqi: €3,510, Bedri Hamza: €2,691, Lumir Abdixhiku: €457”, shkruan ai.

 

Shpërndaje në: