Sa kalori digjni gjatë seksit?
Për disa njerëz, djersitja në palestër nuk është mënyra më e mirë për të kaluar një të premte mbrëma. Por ndryshe nga se kemi menduar deri tani, stërvitja fizike nuk ka pse të jetë “torturë e mirëfilltë” për të arritur rezultatet që duam. Aktiviteti seksual është po aq efektiv sa ushtrimet në djegien e kalorive dhe kjo është e provuar shkencërisht.
Por sa kalori mund të digjni gjatë seksit? Një studim nga Universiteti i Montrealit zbuloi se burrat djegin 101 kalori për 25 minuta aktivitet seksual ndërsa femrat 69 kalori. Kjo është rreth gjysma e numrit të kalorive që do të digjnit pot ë vraponit 1.6 kilometra. Aktiviteti seksual potencialisht mund të konsiderohet si një “ushtrim” domethënës dhe sipas ekspertëve meshkujt nuk djegin më shumë kalori sepse janë më aktivë, por për shkak të peshës së tyre trupore.
Duke qenë se ata peshojnë më shumë se gratë, për të njëjtin ushtrim ata kërkojnë më shumë energji e për pasojë djegin më shumë kalori, pra jo se bëjnë ndonjë gjë më shumë sesa femrat. Por, para se të filloni të ushtroheni, ndoshta do t’ju duhet të dini që dhe për gjashtë minuta “ushtrime” mund të digjni 21 kalori.