Sa i/e mirë je në shtrat, sipas shenjës së horoskopit?
Horoskopi tregon shumë rreth teje: ç’po ndodh në jetën tënde, cilat janë karakteristikat e personalitetit tënd, momentin e duhur kur duhet t’i shkruash atij/asaj në DM, por edhe sa pasionant/e je në shtrat.
Nisim me shenjën që bën “punën” më të mirë:
Ujori!
Më pas, Demi, Peshqit, Virgjëresha dhe Luani.
Cila nga shenjat është super e kënaqur me jetën seksuale?
Sërish, Ujori.
#2 Bricjapi
#3 Peshorja
#4 Dashi
#5 Demi
Tani, me një fjali të tregojmë sa i/e mirë je në shtrat:
Dashi
Dashi nuk do shumë paralojë. Për ty ka rëndësi seksi dhe as nuk qëndron për përkëdheljet pas aktit. Me pak fjalë: Direkt e në temë.
Demi
Jo, nuk janë për një seks të shpejtë. Pasionant dhe i duruar, Demi eksploron trupin e partnerit/es, si dhe duan që lodrat e seksit të jenë prezente në aktin seksual.
Binjakët
Kënaqësia dhe dëshira për të përjetuar një përvojë të re ka super rëndësi për ty, ndonjëherë, edhe më shumë se vetë dashuria.
Gaforrja
Gaforrja dëshiron të ketë një lidhje të bukur sentimentale me personin që ka përballë, pasi në fund të fundit, kemi të bëjmë me shenjën më sensuale të horoskopit.
Luani
Gjithmonë qendra e vëmendjes! Do dashuri, komplimente dhe shumë përkëdhelje!
Virgjëresha
Nuk është fare çudi që je perfekt edhe në shtrat. Nuk ke asnjë barrierë dhe e di shumë mirë që seksi është liri.
Peshorja
I/e dashur i/e lezetshëm/e dhe kreativ/e. Seksi shërben si një urë lidhëse mes teje dhe personit tjetër, por edhe një mënyrë për t’u njohur më mirë.
Akrepi
Intens, emocional, pasionant, misterioz, ndonjëherë edhe posesiv. Po flasim për seksin me një Akrep.
Shigjetari
Rutina dhe monotonia janë të mërzitshme, ndaj një seks i shpejtë është gjithmonë arratisja e përsosur.
Bricjapi
Mund të dukesh tradicional, por vdes të eksperimentosh.
Ujori
Partner/e emocionues/e dhe super i/e paparashikueshëm/me. Bonus? Ujori është ndër shenjat më besnike të horoskopit.
Peshqit
Të ëmbël dhe shumë të përkushtuar, Peshqit kanë vetëm në synim: Të kënaqin sa më shumë partnerin/en.